Ish-ambasadori amerikan në NATO, Kurt Volker, vlerëson se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk pritet të krijojë tensione gjatë samitit të ardhshëm të NATO-s në Turqi, duke përmendur marrëdhënien e mirë që ai ka me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Sipas Volkerit, raportet personale mes dy liderëve mund të ndikojnë pozitivisht në atmosferën e samitit, pavarësisht dallimeve që Trump ka shprehur më herët me disa aleatë të NATO-s për çështje të sigurisë dhe ndarjes së barrës financiare.
Samiti i NATO-s pritet të zhvillohet në Ankara, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë për luftën në Ukrainë, shpenzimet për mbrojtjen dhe sfidat e sigurisë globale.
Volker theksoi se marrëdhënia mes Trumpit dhe Erdoganit mund të ndihmojë në shmangien e përplasjeve diplomatike, duke krijuar kushte për një samit më të qetë dhe më konstruktiv.


