Babai i të riut shqiptar që humbi jetën tragjikisht në Suedi ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke i dhënë lamtumirën të birit.
“U prehsh në paqe, djali jem”, ka shkruar ai, në një reagim që ka prekur familjarë, miq dhe shumë qytetarë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e rëndë.
Vdekja e të riut ka shkaktuar pikëllim të madh te familja dhe komuniteti shqiptar në Suedi, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes po trajtohen nga autoritetet përkatëse.
Mesazhi i babait është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë persona kanë shprehur solidaritet dhe mbështetje për familjen në këtë moment të vështirë.



