Home > Uncategorized > Vrasja e kosovarit në Suedi: 20-vjeçari ishte kalimtar rasti kur u qëllua për vdekje (VIDEO)

Vrasja e kosovarit në Suedi: 20-vjeçari ishte kalimtar rasti kur u qëllua për vdekje (VIDEO)

///
Comments are Off

20-vjeçari nga Banja e Istogut, Gent Makasutaj u vra aksidentalisht të dielën në Suedi, gjatë një përleshje të grupeve kriminale.

Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci ka theksuar se i riu nuk kishte të bënte asgjë me bandat kriminale, por, siç tha ai, i ndjeri ishte kalimtar rasti kur u kap nga plumbat që u qëlluan, transmeton Klankosova.tv.

“Ai u qëllua aksidentalisht. Po kalonte dhe u ishte viktimë në këtë ngjarje. Raportohet se ai ishte qëlluar nga një person që po lëvizte me biçikletë, dhe më pas i njëjti kishte hipur në tren dhe gjatë rrugës për një qytet tjetër ishte arrestuar”, tha Daci në Klan Kosova.

Për këtë rast të rëndë, ka reaguar edhe kryetari i Istogut, Ilir Ferati, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij.

Kosovari nga Banja e Istogut vritet në Suedi – Si ndodhi rasti? (VIDEO)

Verified by MonsterInsights