Home > Uncategorized > Pejani sulmohet fizikisht nga njerka pas një mosmarrëveshjeje

Pejani sulmohet fizikisht nga njerka pas një mosmarrëveshjeje

///
Comments are Off

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e 7 korrikut në Pejë.

Sipas informacioneve të policisë, një burrë ka raportuar në polici se, pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar fizikisht nga njerka e tij, transmeton Klankosova.tv.

Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, ajo është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

Verified by MonsterInsights