Home > Uncategorized > Skuadra e Serie A ofron 1 milion euro për Mërgim Vojvodën, Como kërkon më shumë

Skuadra e Serie A ofron 1 milion euro për Mërgim Vojvodën, Como kërkon më shumë

///
Comments are Off

E ardhmja e mbrojtësit të Kosovës, Mërgim Vojvoda, mund të marrë një drejtim të ri gjatë afatit kalimtar të verës, pasi një klub i Serie A ka shfaqur interes konkret për transferimin e tij.

Sipas raportimeve, klubi i interesuar ka paraqitur një ofertë prej 1 milion eurosh për kartonin e Vojvodës. Megjithatë, Como nuk është i gatshëm ta pranojë këtë shumë dhe kërkon një ofertë më të lartë për të lejuar largimin e futbollistit.

Drejtuesit e klubit italian e vlerësojnë kontributin e reprezentuesit kosovar dhe besojnë se vlera e tij në treg është më e madhe se oferta aktuale.

Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa mbetet të shihet nëse klubi i interesuar do të përmirësojë ofertën për të siguruar shërbimet e Mërgim Vojvodës.

Verified by MonsterInsights