Home > Uncategorized > KFOR zhvillon stërvitje ajrore pranë Bondsteelit

KFOR zhvillon stërvitje ajrore pranë Bondsteelit

///
Comments are Off

Misioni i KFOR-it ka zhvilluar një stërvitje ajrore në afërsi të kampit Bondsteel, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për ruajtjen dhe avancimin e gatishmërisë operacionale.

Sipas njoftimit të KFOR-it, stërvitja synon të testojë dhe përmirësojë koordinimin ndërmjet njësive, si dhe aftësinë për reagim të shpejtë në situata të ndryshme operative.

Nga KFOR-i është bërë e ditur se aktiviteti është pjesë e planifikimeve rutinë dhe nuk lidhet me ndonjë kërcënim apo situatë të veçantë të sigurisë në Kosovë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos shqetësohen nga lëvizjet e shtuara të mjeteve ajrore, duke theksuar se stërvitja është e planifikuar dhe zhvillohet në kushte të kontrolluara.

Verified by MonsterInsights