Home > Uncategorized > Formimi i institucioneve, Shabani: Nëse Kurti e ka seriozisht, takimet duhej të ishin intensive (VIDEO)

Formimi i institucioneve, Shabani: Nëse Kurti e ka seriozisht, takimet duhej të ishin intensive (VIDEO)

///
Comments are Off

Opinionistja Anita Shabani ka vlerësuar se skena politike në Kosovë vazhdon të jetë në të njëjtën situatë si para zgjedhjeve të 7 qershorit, duke kritikuar mungesën e transparencës në negociatat për formimin e institucioneve.

Sipas saj, bisedimet mes partive po zhvillohen larg syrit të publikut dhe nuk është e qartë se çfarë po diskutohet.

“Aktualisht jemi në të njëjtën situatë që ishim para këtyre zgjedhjeve. Negociata të mbyllura, pa transparencë, pa e ditur publiku se çka po diskutohet, sepse siç po shihet nuk po diskutohet për parime, por për pozita. Qytetarët nuk janë në dijeni se çka po ndodh”, deklaroi Shabani në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Ajo ka thënë se pas certifikimit të rezultateve nuk është parë dinamika e nevojshme në takimet për arritjen e një marrëveshjeje politike.

“Kurti priti certifikimin e rezultateve dhe sot jemi gjashtë ditë pas certifikimit, ndërsa kemi parë vetëm një takim. Nëse e ka seriozisht formimin e institucioneve dhe moszvarritjen e afateve, këto takime do të duhej të ishin shumë më intensive”.

Shabani vlerëson se afatet kushtetuese do të shfrytëzohen deri në fund, duke mos përjashtuar mundësinë që vendi të përfundojë sërish në zgjedhje, raporton Klankosova.tv.

“Konsideroj se afati për konstituimin e Kuvendit do të lihet deri në fund, do të vazhdohet me këto takime dhe do të shfrytëzohet edhe afati 15-ditor i mandatarit, pra maksimumi i të gjitha afateve ligjore, për të përfunduar në fund drejt një procesi të ri zgjedhor”, ka deklaruar ajo.

“Përgjegjësia më e madhe për formimin e institucioneve i takon subjektit fitues, sepse mund t’i ftosh subjektet opozitare në takim, por shumë rëndësi ka se çfarë u ofron atyre”, ka theksuar Shabani.

Verified by MonsterInsights