Një trend i çuditshëm i ri në botën e mirëqenies ka bërë që burrat të ftohin organet e tyre gjenitale në një përpjekje të dëshpëruar për të përmirësuar aftësitë e tyre mashkullore.
“Biohacking” – praktika e përdorimit të metodave të shkencës DIY (“bëje vetë”) për të optimizuar performancën fizike, ka shpërthyer në rrjetet sociale.
Megjithatë, trendi më i fundit që po pushton forumet në internet është mjaftueshëm i pazakontë sa të të shkaktojë të dridhura: burrat po vendosin akull mbi testikujt e tyre, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.
Një komunitet online me mbi gjysmë milioni përdorues aktivë çdo javë ka ndarë këshilla se si të “ngrijnë” testikujt.
Këta burra pretendojnë se trajtimi me të ftohtë rrit nivelin e testosteronit, shton dëshirën seksuale dhe prodhon “super spermë”.
Ky trend u vu në qendër të vëmendjes nga biohakuesi i pasur Bryan Johnson.
Manjati i teknologjisë, i cili ka mbi gjashtë milionë ndjekës, pretendon se numri i spermatozoideve të tij është katër herë më i lartë se mesatarja. Ai ia atribuon këtë rutinës së tij të përditshme, e cila përfshin vendosjen e një pakete me akull në zonën e ijëve ndërsa qëndron ulur në sauna.
Në forumet e dedikuara, burrat po e kopjojnë me entuziazëm këtë trajtim me të ftohtë.
Një prej tyre shkroi: “E bëj nga 10 minuta, tre deri në katër herë në ditë, me një paketë akulli të ripërdorshme.”
Ai shtoi se kishte vënë re një “përmirësim të madh të ereksioneve të mëngjesit dhe të dëshirës seksuale në përgjithësi, gjë që mund t’ia atribuoj vetëm një rritjeje të testosteronit.”
Një tjetër mbështetës i këtij trendi pretendoi se vendosja e akullit mbi zonën gjenitale, sipër boksave, për 15 minuta disa herë në ditë, e kishte çuar dëshirën e tij seksuale “në nivele marramendëse”.
Edhe pse ngrirja e organeve gjenitale tingëllon ekstreme, ekziston njëfarë logjike biologjike pas saj.
NHS rekomandon që burrat që po përpiqen të bëhen prindër të veshin të brendshme të lirshme, pasi temperaturat e larta mund të dëmtojnë ndjeshëm cilësinë e spermës, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.




