Në vitin 2025, Toyota Hilux ishte modeli që kryesoi shitjet në më së shumti vende të botës.
Sipas një analize të tregut, të publikuar nga kanali Car Industry Analysis, ky pick-up u rendit si vetura më e shitur në 24 shtete, duke bërë që Toyota të jetë prodhuesi me numrin më të madh të modeleve që zunë vendin e parë në tregje të ndryshme.
Edhe Kosova është pjesë e kësaj liste, ku thuhet se është identifikuar që vetura më e shitur në vendin tonë ka qenë Dacia Sandero, transmeton Klankosova.tv. Teksa në Shqipëri, BYD Seagull ka rezultuar të jetë BYD Seagull.
Por në shumë vende të tjera, zgjedhjet e blerësve ishin krejt ndryshe.
Rasti më interesant ka dalë të jetë Andorra, ku në krye të listës doli një veturë sportive, Porsche 911. Në këtë vend me rreth 85 mijë banorë, mjaftuan vetëm 86 automjete të shitura që Porsche 911 të zinte vendin e parë. /Klankosova.tv


