Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur një takim të brendshëm, në të cilin është diskutuar procesi i verifikimit të nënshkrimeve të dorëzuara për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë.
Burime bëjnë të ditur se gjatë takimit është shqyrtuar vlefshmëria e nënshkrimeve dhe procedurat që duhet të ndiqen sipas Statutit të LDK-së, ndërsa organet përgjegjëse pritet të dalin me vendimet për hapat e mëtejmë.
Ky zhvillim vjen pas dorëzimit të kërkesës për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, një proces që ka nxitur debat dhe përplasje brenda strukturave të partisë.
Pritet që pas përfundimit të verifikimit të nënshkrimeve, LDK të njoftojë zyrtarisht për rezultatin e procesit dhe vendimet që do të merren lidhur me organizimin e Kuvendit.



