Home > Lajme > Rama uron Kurtin për zgjedhjen kryeministër dhe e fton për vizitë në Shqipëri

Rama uron Kurtin për zgjedhjen kryeministër dhe e fton për vizitë në Shqipëri

///
Comments are Off

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Albin Kurtin pas zgjedhjes së tij në pozitën e kryeministrit të Kosovës.

Përmes një reagimi, Rama i ka dërguar urime Kurtit për marrjen e mandatit të ri, duke e ftuar njëkohësisht për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në mesazhin e tij, kryeministri shqiptar ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ka bërë edhe një kërkesë lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve.

Ftesa e Ramës vjen pas formimit të institucioneve të reja në Kosovë dhe zgjedhjes së Kurtit për të udhëhequr qeverinë e re.

Marrëdhëniet Kosovë–Shqipëri dhe bashkëpunimi ndërmjet dy qeverive kanë qenë vazhdimisht pjesë e debatit politik, veçanërisht për çështjet ekonomike, infrastrukturore dhe rajonale.

Verified by MonsterInsights