Home > Ballina > Tahiri niset drejt Hagës me djalin e Thaçit: Presim vendim lirues

Tahiri niset drejt Hagës me djalin e Thaçit: Presim vendim lirues

///
Comments are Off

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, është nisur drejt Hagës së bashku me djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçin.

Në një deklaratë para nisjes, Tahiri ka thënë se presin një vendim lirues për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Gjykatën Speciale në Hagë.

“Presim vendimin lirues”, është shprehur Tahiri, duke folur për pritshmëritë e tij lidhur me aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet me interesim të madh në Kosovë, ndërsa procesi ka qenë një nga temat kryesore të debatit publik dhe politik.

Të akuzuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre dhe janë deklaruar të pafajshëm gjatë procesit gjyqësor.

Verified by MonsterInsights