Home > Ballina > Gjykata Speciale dënon Rexhep Selimin me 13 vjet burgim

Gjykata Speciale dënon Rexhep Selimin me 13 vjet burgim

///
Comments are Off

Ish-deputeti dhe ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas aktgjykimit të shpallur më 16 shtator.

Selimi ishte në proces të përbashkët gjyqësor me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin. Dhomat e Specializuara kishin caktuar 16 shtatorin 2026 për shpalljen e aktgjykimit në këtë çështje.

Procesi gjyqësor kishte nisur më 3 prill 2023, ndërsa procedura e provave ishte mbyllur në dhjetor të vitit 2025. Deklaratat përmbyllëse u zhvilluan gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Selimi, sikurse tre të bashkëakuzuarit e tij, ishte deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave gjatë procesit gjyqësor. Aktgjykimi i sotëm është i shkallës së parë dhe procedurat e mëtejshme mund të vazhdojnë sipas rregullave të Dhomave të Specializuara.

Verified by MonsterInsights