Home > Ballina > Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Hashim Thaçi dënohet me 25 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

///
Comments are Off

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në aktgjykimin e shpallur të mërkurën, më 16 shtator.

Trupi gjykues e shpalli Thaçin fajtor për katër pika të krimeve të luftës: vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim arbitrar. Aktgjykimi u lexua në sallën e gjykatës në Hagë.

Thaçi, 58 vjeç, ka mohuar akuzat gjatë gjithë procesit gjyqësor. Mbrojtja e tij kishte argumentuar se akuzat nuk mbështeteshin në prova që e lidhnin drejtpërdrejt atë me krimet e pretenduara.

Procesi ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nisi më 3 prill 2023, ndërsa procedura e provave u mbyll në dhjetor të vitit 2025. Deklaratat përmbyllëse u zhvilluan nga 9 deri më 18 shkurt 2026.

Prokuroria kishte kërkuar dënim prej 45 vjetësh për Thaçin dhe tre të bashkëakuzuarit, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar rrëzimin e akuzave.

Vendimi i sotëm është përcjellë me vëmendje të madhe në Kosovë dhe në Hagë, ku mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së janë mbledhur për ta ndjekur shpalljen e aktgjykimit.

Verified by MonsterInsights