Home > Lajme > Haxhiu pas aktgjykimit në Hagë: “Fjala e fundit juridike nuk është thënë”

Haxhiu pas aktgjykimit në Hagë: “Fjala e fundit juridike nuk është thënë”

///
Comments are Off

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Haxhiu i ka cilësuar dënimet si një “goditje të rëndë” për familjet e të dënuarve dhe si një lajm thellësisht tronditës për Kosovën. Ajo ka theksuar se procesi juridik nuk ka përfunduar, duke përmendur të drejtën e ankimit.

“Fjala e fundit juridike nuk është thënë. E drejta e ankimit është pjesë e procesit dhe duhet të ushtrohet plotësisht”, ka shkruar Haxhiu në reagimin e saj.

Në qëndrimin e saj, Haxhiu ka përsëritur gjithashtu vlerësimin e saj se lufta e UÇK-së ishte çlirimtare dhe ka thënë se aktgjykimi nuk duhet, sipas saj, të përdoret për relativizimin e krimeve të kryera nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ka bërë thirrje për qetësi, dinjitet dhe unitet pas shpalljes së vendimit, duke thënë se dhimbja e kësaj dite nuk duhet t’i ndajë qytetarët.

Verified by MonsterInsights