Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me shkollat dhe N.P.K. “EKO Llapi”, ka organizuar aksionin e pastrimit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit.
Në aktivitet morën pjesë zyrtarë komunalë, drejtorë të shkollave, mësimdhënës dhe nxënës, të cilët u angazhuan në pastrimin e hapësirave të ndryshme.
Aksioni nisi nga Sheshi “Ali Ajeti”, ndërsa aktivitetet vazhduan në disa zona të qytetit, në Parkun e Pishave, hapësirat përreth shkollave, Liqenin e Batllavës dhe fushën e futbollit në Dumosh.
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica, falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të mirë për qytetarët.







