Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së premtes në bypass-in e Fierit, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në segmentin nga Mbikalimi i Memorialit në drejtim të Levanit, teksa automjeti po lëvizte përgjatë këtij aksi.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Deri në këtë fazë nuk janë bërë të ditura detaje të tjera për gjendjen shëndetësore të tij.

Rrethanat dhe shkaku që çuan në daljen e automjetit nga rruga mbeten për t’u sqaruar.