Home > Ballina > Kurti, Hamza, Osmani e Sejdiu bashkë në ceremoninë e inaugurimit të Shiroka-Pulës

Kurti, Hamza, Osmani e Sejdiu bashkë në ceremoninë e inaugurimit të Shiroka-Pulës

///
Comments are Off

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ish-presidentja Vjosa Osmani dhe ish-presidenti Fatmir Sejdiu janë parë së bashku gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Katër figurat politike kanë qëndruar për disa çaste së bashku në oborrin e Presidencës, ku është zhvilluar ceremonia zyrtare.

Ata janë parë duke biseduar mes vete dhe në disponim të mirë, vetëm disa orë pas zhvillimeve intensive politike në Kuvend që çuan në zgjedhjen e presidentes së re.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë përfaqësues të institucioneve, ish-krerë të shtetit dhe përfaqësues të partive politike.

Në rreshtin e parë të të ftuarve ishin gjithashtu ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe nënkryetarja e Kuvendit Vlora Çitaku.

Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në Kuvend, pas marrëveshjes politike që mundësoi përfundimin e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Ceremonia e inaugurimit u mbajt të martën nga ora 15:00, në oborrin e Presidencës në Prishtinë.

Verified by MonsterInsights