Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në Klinë, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Aksidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 06:10, në rrugën “Sadik Rama”.
Si pasojë e përplasjes, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti është konfirmuar nga toger Sheremet Elezaj, udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.
Deri tani nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan deri te aksidenti dhe as shkalla e lëndimeve të personit të dërguar për trajtim.






