Home > Ballina > Ngjarje e rëndë në Gjilan, dyshohet për të vrarë pas të shtënave me armë në Livoç të Ulët

Ngjarje e rëndë në Gjilan, dyshohet për të vrarë pas të shtënave me armë në Livoç të Ulët

///
Comments are Off

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur pasditen e së premtes, më 9 tetor, në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku dyshohet për të shtëna me armë zjarri dhe persona të vrarë.

Në vendin ku dyshohet se ka ndodhur incidenti kanë dalë forca të shumta të Policisë së Kosovës dhe ekipe të emergjencës.

Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë praninë e disa automjeteve policore dhe të ekipeve emergjente, ndërsa zona është rrethuar nga Policia.

Informacionet fillestare ngrenë dyshime për viktima nga të shtënat me armë, por deri në momentin e përgatitjes së këtij lajmi nuk është verifikuar ndonjë konfirmim zyrtar për numrin e personave që mund të kenë humbur jetën.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat dyshohet se ka ndodhur incidenti, motivet e mundshme apo identitetet e personave të përfshirë.

Priten informacione të mëtejshme nga autoritetet kompetente për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Verified by MonsterInsights