Home > Lajme > Kurti bisedon me emisaren britanike, Londra uron Kosovën për funksionalizimin e institucioneve

Kurti bisedon me emisaren britanike, Londra uron Kosovën për funksionalizimin e institucioneve

///
Comments are Off

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Gjatë bisedës së zhvilluar të mërkurën, më 14 tetor, Pierce ka përcjellë urimet e Qeverisë britanike dhe të kryeministrit Andy Burnham për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve shtetërore.

Emisarja britanike ka riafirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, përparimin demokratik dhe proceset politike e zhvillimore të vendit.

Nga ana e tij, Kurti e ka falënderuar Pierce për urimet dhe përkrahjen britanike, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e partneriteteve të reja strategjike.

Biseda vjen pas përmbylljes së procesit të formimit të institucioneve të Kosovës dhe zgjedhjes së presidentes së re më 7 tetor.

Kurti dhe Pierce ishin takuar edhe më 22 shtator në New York, ku kishin diskutuar për marrëdhëniet Kosovë–Serbi, sigurinë rajonale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Verified by MonsterInsights