Home > Showbiz > Mozzik bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë që ia vendosi djalit

Mozzik bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e veçantë që ia vendosi djalit

///
Comments are Off

Reperi i njohur kosovar, Mozzik, është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë Oz.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, më 16 tetor, duke shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për ardhjen në jetë të djalit.

Mozzik ka treguar se prej kohësh kishte dëshiruar të bëhej baba i një djali dhe se këtë dëshirë e kishte përfshirë vazhdimisht në lutjet e tij.

“Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij”, ka shkruar reperi.

Në mesazhin e tij, artisti ka folur edhe për sfidat personale që ka kaluar ndër vite, duke theksuar se ato e kanë bërë më të fortë.

Mozzik e ka përmbyllur dedikimin me urime për të birin, duke i dëshiruar shëndet, jetë të gjatë dhe mbarësi.

“U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë!”, ka shkruar ai.

Ardhja në jetë e Ozit shënon një kapitull të ri për çiftin, i cili kishte konfirmuar publikisht shtatzëninë në korrik të këtij viti.

Në atë kohë, Lotina kishte zbuluar se ishte në pritje të një djali dhe se shtatzëninë e kishte mbajtur të fshehtë për gjashtë muaj.

Ky është fëmija i parë i përbashkët i Mozzikut dhe Lotina Hazirit, ndërsa reperi është baba edhe i vajzës Hana, nga lidhja e mëparshme me këngëtaren Loredana Zefi.

Verified by MonsterInsights