Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën, më 8 nëntor, në Vushtrri, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes së tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është regjistruar rreth orës 16:10 dhe është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Vushtrri / 08.11.2026 – 16:10. Raportohet se pa shenja jete është gjetur viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Deri më tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes apo rrethana të tjera që mund të kenë çuar deri te ngjarja.

Rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa rezultatet e ekzaminimit mjekoligjor pritet të ndihmojnë në sqarimin e shkakut të vdekjes.