Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se nga nesër, të gjithë prindërit që kanë fëmijët në shkollë nga klasa I-IX, mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore.
Nagavci tha se mjetet do të dalin në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.
“Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore”.
“Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”, tha Nagavci, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Nagavci tha se platforma e aplikimit bashkë me instruksionet do të publikohet nesër, ndërsa çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese ku lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale është e gatshme.
“Ftojmë të gjithë prindërit të konsultohen me mësimdhënësit se cilat tekste duhet t’i blejnë”, tha Nagavci.
The post Merret vendimi, MAShTI nga nesër fton prindërit për aplikim për subvencionim të librave appeared first on Klan Kosova.


