Home > Lajme > Mërgimtarët duan herën tjetër ta gjejnë Mitrovicën e bashkuar

Mërgimtarët duan herën tjetër ta gjejnë Mitrovicën e bashkuar

///
Comments are Off

Bashkatdhetarët mitrovicas të cilët po shijojnë ditët e fundit të pushimeve në vendlindjen e tyre, shprehen të kënaqur me ndryshimet në qytetin e Mitrovicës. Ata, gjatë një bashkëbisedimi për KosovaPress, deklaruan se për një kohë të shkurtër janë bërë ndryshime të mëdha, sidomos në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës, ndërsa nuk e fshehin dëshirën e flakët që vitin e ardhshëm ta gjejnë Mitrovicën e bashkuar.

Bahtir Ademi, i cili ka ardhur për pushime me familjen e tij pesë anëtarëshe nga Franca, thotë se është bërë ndryshim i madh në Mitrovicë sa i përket ndërtimit.

Sipas tij, disa çmime të artikujve janë të larta për qytetarët e këtushëm, ndonëse shprehet se gjërat kanë ndryshuar për të mirë sa i përket standardit jetësor të vetë qytetarëve dhe nuk janë si më parë.

Ai pati vërejtje sa i përket pastërtisë në përgjithësi nëpër rrugët e qytetit, për çka tha se qytetarët duhet ta ngritin vetëdijen rreth kësaj çështje dhe të mos hedhin mbeturina e gjësende tjera vend e pavend.

Ademi vuri në pah dëshirën e madhe që vitin e ardhshëm ta gjejë Mitrovicën e bashkuar, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të lëvizin lirë e pa probleme në pjesën veriore.

Verified by MonsterInsights