Home > Uncategorized > FC Prishtina 01 kualifikohet në ‘Main Round’ në Ligën e Kampionëve në futsall 

FC Prishtina 01 kualifikohet në ‘Main Round’ në Ligën e Kampionëve në futsall 

//
/
Comments are Off

Kampioni i Kosovës në futsall, FC Prishtina 01 është kualifikuar në ‘Main Round’ të Ligës së Kampionëve, pasi në turneun paraeliminator që u zhvillua në Poloni, ka arritur t’i mbyllë garat si lidere e grupit.

Pas fitoreve ndaj skuadrës islandeze, Ísbjörninn (11:1) dhe ndaj asaj norvegjeze Utleiras (5:1), skuadra kryeqytetase ka barazuar 1:1, në ndeshjen e fundit të grupit ndaj skuadrës polake që ishte edhe nikoqire e turneut, KSC Lubawa.

Të parët në epërsi kaluan polakët me golin e Kacper Sendlewskit, në minutën e 8-të, por baraspeshën në rezultat e riktheu Drilon Maxharraj, në minutën e 15-të.

Më pas u zhvillua lojë e fortë dhe me rivalitet të skajshëm nga të dyja ekipet, por kampioni ynë arriti ta menaxhojë lojën dhe rezultatin i cili ia siguroi pozitën e parë në Grupin D dhe kualifikimin tutje.

Ndeshjet në “Main Round” do të zhvillohen nga 24 deri më 29 tetor.

The post FC Prishtina 01 kualifikohet në ‘Main Round’ në Ligën e Kampionëve në futsall  appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights