Home > Uncategorized > Sam Asghari ia bën “unfollow” Britney Spearsit

Sam Asghari ia bën “unfollow” Britney Spearsit

//
/
Comments are Off

 Sam Asghari nuk po e ndjek më në Instagram Britney Spearsin disa javë pasi kishte paraqitur kërkesën për divorc nga ylli i popit.

Të mërkurën, më 30 gusht, Asghari, 29 vjeç, nuk u rendit më si një nga 42 milionë ndjekësit e Spearsit në Instagram, pavarësisht se ishte në listë më herët gjatë ditës, ndërkohë që ajo ende ndjek llogarinë e ish-it të saj.

Weekly konfirmoi në fillim të këtij muaji se Asghari paraqiti kërkesën për divorc nga Spearis, më 16 gusht pas 13 muajsh martesë, duke përmendur “dallimet e papajtueshme” si arsye të ndarjes së tyre.

“Pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur të përfundojmë rrugëtimin tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj më të mirën gjithmonë”, shkroi Asghari në Instagram një ditë pas dorëzimit të dokumenteve.

 

The post Sam Asghari ia bën “unfollow” Britney Spearsit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights