Home > Uncategorized > Hidhet shorti i Champions League, City, Reali e Barcelona me grup të lehtë, më interesanti ai “F”

Hidhet shorti i Champions League, City, Reali e Barcelona me grup të lehtë, më interesanti ai “F”

//
/
Comments are Off

Është hedhur shorti i fazës së grupeve në Champions League, ku më interesanti është grupi F.

Në grupin F do të ketë përballje interesante, pasi që në këtë grup bëjnë pjesë Paris Saint-Germain, Dortmundi, Milani dhe Newcastle.

Grup të lehtë ka fituesi i vitit të kaluar të Ligës së Kampionëve, Manchester City, pasi do të përballen me Leipzigun, Crvena Zvezdën dhe Young Boys.

Ndeshje interesante do të ketë edhe në grupin A, në të cilin gjenden Bayern Munich, Manchester United, Coppenhagen dhe Galatasaray,.

Grupe të lehta kanë edhe Barcelona, Real Madridi e Arsenali.

 

The post Hidhet shorti i Champions League, City, Reali e Barcelona me grup të lehtë, më interesanti ai “F” appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights