Ekuadori është goditur nga një seri e sulmeve me bomba nëpër makina dhe marrja peng e më shumë se 50 gardianëve nëpër burgje, vetëm disa javë pasi vendi u trondit nga vrasja e njërit nga kandidatët për president.
Sipas policisë ekuadoriane, nga shpërthimet që ndodhën në kryeqytet nuk pati të lënduar, ndërsa ministri i Brendshëm, Juan Zapata, tha se asnjë nga gardianët e marrë peng në gjashtë burgje të ndryshme nuk ishte plagosur.
Autoritetet bën të ditur se veprimet e grupeve kriminale ishin përgjigja ndaj zhvendosjes së të burgosurve të ndryshëm dhe masave të marra ndaj tyre, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Shërbimi Kombëtar për Vëmendjen ndaj Personave të Privuar nga Liria, vitet e fundit humbi kontrollin e burgjeve të mëdha, të cilat kanë qenë vendi i trazirave të dhunshme që rezultuan në dhjetëra vdekje.
The post Pas telasheve me zgjedhje, Ekuadori përballet edhe me sulme me bomba e gardianë të marrë pengë appeared first on Klan Kosova.



