Home > Uncategorized > Prindërit mësyjnë librarinë Dukagjini për të blerë tekstet shkollore (VIDEO)

Prindërit mësyjnë librarinë Dukagjini për të blerë tekstet shkollore (VIDEO)

//
/
Comments are Off

E shtuna e 2 shtatorit nuk i ka gjetur shumë prindër duke pushuar por duke blerë libra në librarinë Dukagjini për fëmijët e tyre.

Fluksi i tyre ka qenë i madh edhe në pikën statike të librarisë në lagjen “Lakrishtë” të Prishtinës.

Ata shprehen të kënaqur me shërbimin e shpejtë dhe të lehtë të kësaj pike shitëse.

Disa prej tyre kanë ardhur nga qytetet e tjera të Kosovës, pasi në komunat e tyre mungojnë disa tekste shkollore.

Përfaqësuesja e librarisë Dukagjini, Klarita Demiri, ka thënë se kanë hapur pikën e përkohshme që gjendet pranë shkollës “Xhevdet Doda”, shkaku i kërkesave të mëdha, një ditë pas fillimit të vitit të ri shkollor.

Më tutje ajo ka bërë të ditur se libraria Dukagjini ka libra mjaftueshëm për t’i përmbushur nevojat e nxënësve.

Përveç pikës në “Lakrishtë”, librarinë Dukagjini mund ta gjeni edhe në dy pika tjera, në sheshin “Nënë Tereza” dhe në qendrën tregtare “Prishtina Mall”.

The post Prindërit mësyjnë librarinë Dukagjini për të blerë tekstet shkollore (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights