Home > Uncategorized > Arsenali fiton ndaj Unitedit në frymën e fundit, Rice ishte heroi

Arsenali fiton ndaj Unitedit në frymën e fundit, Rice ishte heroi

//
/
Comments are Off

Arsenali e ka mposhtur Manchester Unitedin, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së katërt në Premier League.

Golin e parë në ndeshje e realizoi Marcus Rashford, në minutën e 27’.

Megjithatë, një minutë më vonë, Martin Odegaard, me një gol të bukur e barazoi rezultatin në 1-1. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Unitedi e gjeti golin e epërsisë me anë të Garnachos, në minutën e 89’, por që u anulua nga VAR-i.

Ndërkohë, ishte Declan Rice, që realizoi golin e fitores për Arsenalin, në minutën e 96’.

Por ishte Gabriel Jesus, që shënoi golin e fundit për rezultatin final 3-1, në minutën e 100’.

Arsenali pas fitores mbetet në vendin e pestë me 10 pikë, teksa Unitedi renditet në pozitën e 11 me gjashtë sosh. /Klankosova.tv.

| GOAL: RICE WINS IT AT THE DEATH!!!

Arsenal 2-1 Manchester United

pic.twitter.com/TdrOB0P9zt

— CentreGoals. (@centregoals) September 3, 2023

The post Arsenali fiton ndaj Unitedit në frymën e fundit, Rice ishte heroi appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights