Një aksident trafiku ka ndodhur mes tri veturave në fshatin Peran të Podujevës, ku si pasojë tre persona janë lënduar.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 22:45, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Peran -Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri automjete”, u shpreh Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat e deritanishme tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”.
The post Aksident mes tri veturave në Peran të Podujevës, lëndohen tre persona appeared first on Klan Kosova.




