Halil Ferati, drejtor i Inspektoratit Arsimor në Veles të Maqedonisë së Veriut ka thënë që në këtë vend ka shumë kundërshtime për hapjen e paraleleve shqip në shkolla.
“Kundër procesit të hapjeve paralele, kundër pranimit të këtyre fëmijëve ka pasur dhe ka. Por, ato stereotipe ne si përfaqësues të institucioneve tona nuk mund të biem pre e provokimeve të tilla për arsye se ekzistojnë metodat ligjore që t’i zgjidhim këto probleme”, ka thënë Ferati në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Në fidbekun final, çdo komunë që nuk respekton ligjet e arsimit fillor dhe të mesëm, ministria e arsimit është finali që mund të marrë kompetencat…”
“Në mënyrë vullnetare, nuk ekziston vullneti nga asnjë përfaqësues i palës maqedonase që janë përfaqësues në komunën e Velesit dhe në komunën e Qashkës, edhe pse në fushatë zgjedhore janë gjithë kundër nëpër vendbanime shqiptare dhe janë me atë fjalorin për bashkëjetesë por kur është në pyetje bashkëjetesa në format adekuate si të barabartë është problematike në përgjithësi”.
The post Ferati: Në Veles plot kundërshtime për hapjen e paraleleve shqip (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





