Home > Uncategorized > Britania do ta shpallë Wagnerin e Rusisë organizatë terroriste

Britania do ta shpallë Wagnerin e Rusisë organizatë terroriste

//
/
Comments are Off

Britania do të shpallë grupin mercenar rus Wagner si një organizatë terroriste, duke e bërë të paligjshme anëtarësimin ose mbështetjen e saj, tha qeveria e këtij vendi të mërkurën.

Një draft-urdhri që do të paraqitet para parlamentit do të lejojë që pasuritë e Wagnerit të kategorizohen si pronë terroriste dhe të konfiskohen, tha ministria e brendshme në një deklaratë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ministrja e Brendshme Suella Braverman e përshkroi Wagnerin si “të dhunshëm dhe shkatërrues”. Ajo kishte vepruar si “një mjet ushtarak i Rusisë së Vladimir Putinit jashtë shtetit”, tha ajo.

The post Britania do ta shpallë Wagnerin e Rusisë organizatë terroriste appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights