Letonia ka fituar ndaj Italisë në Kupën e Botës në basketboll, ndërkaq Lituania ndaj Sllovenisë.
Letonezët triumfuan ngushtë, 87:82, ndërkaq Lituania ngadhënjeu ndaj sllovenëve me rezultat 100:84.
Kështu, dy klubet fituese do të përballen me njëra tjetrën për të përcaktuar vendin e pestë dhe të gjashtë në Botëror.
Ndërkaq, Italia luan me Slloveninë për ta përcaktuar vendin e shtatë dhe të tetë.
The post Letonia mund Italinë, Lituania Slloveninë appeared first on Klan Kosova.



