Kosova mori një pikë të madhe ndaj Zvicrës, duke barazuar krejt në frymën e fundit.
Heroi i Dardanëve ishte Vedat Muriqi, i cili realizoi të dy golat, njofton Klankosova.tv.
Kështu pas pesë ndeshjeve, në vendin e parë renditet Zvicra me 11 pikë. Në pozitën e dytë është Rumania me 9 sosh, teksa vendin e tretë e zë Izraeli, me një pikë më pak.
Në vendin e katërt është Bjellorusia me pikë të barabarta me Kosovën, që pozicionohet në pozitën e pestë.
Krejt në fund të grupit I, është Andorra me vetëm dy pikë.
Kosova ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Rumanisë, në Bukuresht të martën duke filluar nga ora 20:45.
The post Kjo është renditja e grupit ku është Kosova (FOTO) appeared first on Klan Kosova.


