Veç barnat që përdorë, në muaj i kushtojnë 170 euro.
Harxhime shtesë për Esmira Pecin janë edhe kontrollet mjekësore të paktën një herë në muaj.
E shpenzimet që i bëjnë prindërit e 9 vjeçares nga Rahova e Mitrovicës, që vuan nga ananomia, e kalojnë 300 euroshin, raporton Klan Kosova.
Këta nuk mund të punojnë ngase kanë telashe shëndetësore, andaj aplikuan për subvencionin që e jep komuna për ilaçe e trajtime mjekësore.
Vajza që i është nënshtruar 6 operacioneve deri më tani, duhet të kryejë edhe një në fyt, i cili bëhet vetëm jashtë vendit, andaj mbështetja financiare për këtë është e mirëseardhur.
E nga projekti që ka nisur komuna në vitin 2021, sivjet kanë përfituar edhe 948 persona të tjerë në një shumë prej 122,000 eurosh.
Për 8000 eurot që kanë mbetur nga buxheti total, do të vazhdojë përzgjedhja.
Me dokumentacionin duhet të bashkohen edhe faturat dhe një letër e gjendjes ekonomike të familjes, për pensionistët e personat me asistencë sociale.
Vitin e kaluar ky program ishte buxhetuar me 35.000 euro, por shifra u rrit për shkak të kërkesave.
The post Fondi i mjekimit: Më shumë kërkesa se buxhet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


