Pas një përvoje të suksesshme në Bashkimin Evropian, OneFor Kosova është lansuar si aplikacioni më inovativ i ofrimit të shërbimeve financiare digjitale në vend duke sjellë një përvojë të re në menaxhimin e financave.
Në lidhje me këtë ka folur drejtori i përgjithshëm, Yll Dushi, i cili tha se OneFor është një superaplikacion digjital financiar që gjatë zhvillimit është bazuar në tri shtylla kryesore.
“Shtyllat kryesore në të cilat kemi punuar është inovacioni, siguria dhe gjithëpërfshirja. Me inovacion nënkuptojmë që për herë të parë mundësohet një eksperiencë komplete digjitale në aplikacionin tonë”.
“Duke e pasur parasysh rrezikshmërinë dhe problemet që mund të shfaqen qoftë me telefona mobil apo qasje në internet, atëherë jemi mundësuar që t’i plotësojmë standardet më të larta të BE-së, duke përfshirë mbrojtjen e të dhënave, personalizimin e të dhënave, gjithashtu është i mbrojtur në prapavijë edhe me Mastercard, që është brend i njohur ndërkombëtar”, tha Dushi në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Ndërsa, për sa i përket gjithëpërfshirjes, Dushi tha se OneFor është një aplikacion i cili nuk ka limite në mënyrën e hapjes së llogarisë digjitale financiare apo në mënyrën e perforimimit të transaksioneve.
“Të veçantat e këtij aplikacioni është eksperienca komplet digjitale. Prej momentit kur shkarkohet aplikacioni atëherë mjaftojnë vetëm pesë hapa deri te hapja e llogarisë digjitale. Në momentin që përfundojnë këta pesë hapa atëherë krijohet një kuletë digjitale që përdoret për transaksione lokale në të gjithë sistemin bankar në Kosovë”, tha ai.
The post OneFor, Dushi tregon veçoritë e aplikacionit digjital financiar më të ri në Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


