Home > Uncategorized > Dalin pamjet nga takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel (VIDEO)

Dalin pamjet nga takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Në Bruksel ka filluar të mbahet takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ky takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po zhvillohet në hapësirat e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, raporton Klan Kosova.

Takimet kanë filluar në orën 09:00 të mëngjesit. Fillimisht, diplomatët evropianë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pastaj në orën 10:00 ata kanë takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Pas këtij takimi trepalësh, për të cilin nuk dihet se sa do të zgjasë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, do të mbajë një konferencë për media, ku pritet të japë detaje rreth takimeve.

The post Dalin pamjet nga takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights