Një diplomat i lartë amerikan ka vënë në pikëpyetje mungesën e ministrit të mbrojtjes të Kinës, Li Shangfu, duke ripërtërirë spekulimet për një spastrim të mundshëm të korrupsionit.
Gjenerali Li nuk është parë në publik për rreth dy javë dhe thuhet se ka humbur disa takime.
Rahm Emanuel, i dërguari i ShBA-së në Japoni, spekuloi për mungesën e Li, duke postuar në X se “shkalla e papunësisë” në qeverinë kineze ishte shumë e lartë.
Ndërsa “The Wall Street Journal” raportoi të premten se Li po hiqet nga posti i tij.
Ai gjithashtu vjen disa muaj pasi ministri i jashtëm Qin Gang u zhduk nga opinioni publi dhe mungesa e tij nuk është shpjeguar ende.
Edhe në rastin e gjeneralit Li, nga një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze thuhet se kishte thënë se “nuk ishte në dijeni të situatës”
“Zhdukjet e nivelit të lartë dhe hetimet e mundshme të korrupsionit nuk janë një pamje e mirë për Xi, sepse ai miratoi zgjedhjen e lidershipit aktual, megjithatë, lidershipi i Xi dhe stabiliteti i përgjithshëm politik nuk duken të kërcënuara”, thotë Neil Thomas i Institutit të Politikave të Shoqërisë së Azisë.
The post I dërguari i lartë i ShBA-së në Japoni vë në dyshim mungesën e ministrit të Mbrojtjes të Kinës appeared first on Klan Kosova.


