Trajneri i Manchester United, Ten Hag e ka mbrojtur Harry Maguiren nga kritikat e vazhdueshme që po i bëhen.
Ten Hag potencoi se Maguire duhet t’i bllokoj kritikat me paraqitje të mira me fanellën e Unitedit, transmeton KlanKosova.tv
“Unë kam thënë shumë herë – është mungesë respekti”, u shpreh Ten Hag.
“Ai nuk e meriton, ai është lojtar i madh, jep paraqitje të shkëlqyera. Është e çmendur por si funksionon”, ishin fjalët e trajnerit.
“Mirë, e shihni karrierën e tij, shumë për të ardhur, ai duhet ta bllokojë atë me paraqitje të mira. Është gjithashtu me gjeneratën, me ndërtimin e ekipit, dinamikën e grupit dhe gjithmonë me ekipin, që është mbi gjithçka tjetër, por brenda kësaj, secili luan rolin e tij, personazhe të ndryshëm dhe ju duhet t’i menaxhoni ato personazhe”, u shpreh Ten Hag.
Maguire është pjesë e Manchester United që nga viti 2019, ku u ble nga Leicester City për 80 milionë euro, duke u bërë mbrojtësi më i shtrenjtë atëbotë.
The post Ten Hag: Maguire nuk i meriton kritikat, duhet t’i bllokojë me paraqitje të mira me Unitedin appeared first on Klan Kosova.


