Home > Uncategorized > Skenderaj, nis ndërtimi i një memoriali në vendin ku për herë të parë doli UÇK-ja (VIDEO)

Skenderaj, nis ndërtimi i një memoriali në vendin ku për herë të parë doli UÇK-ja (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Kryetari i Drenasit, Fadil Nura, ka njoftuar se kanë vënë gurthemelin e ndërtimit të memorialit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë të Skenderajt.

Nura ka thënë se vepra monumentale po bëhet në kujtim të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik, transmeton Klankosova.tv.

“Bashkë me nënkryetarin gjeneral Sami Lushtaku, komandantin Jetullah Geci, deputetë të Parlamentit të Kosovës, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe bashkëqytetarët, vumë gurthemelin e ndërtimit të një vepre monumentale të kujtimit të pavdekshëm dhe nderimit të përjetshëm të çastit më historik të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë më 28 nëntor 1997”, shkroi Nura.

Klan Kosova kishte raportuar në mars të këtij viti se si kjo ngjarje historike nuk kishte asnjë gjurmë.

Më poshtë mund ta gjeni storien:

The post Skenderaj, nis ndërtimi i një memoriali në vendin ku për herë të parë doli UÇK-ja (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights