Miqësia është një bekim, nëse miqtë tuaj janë vërtet të dashur, të kujdesshëm dhe të interesuar për mirëqenien tuaj.
Por, disa njerëz kanë vetëm interesat e tyre në zemër dhe kjo do të thotë që miqësia me ta mund të mos jetë e mirë për ju.
Si ta kuptoni se një miqësi është toksike?
Kur e njihni dikë për një kohë të gjatë ose thjesht mendoni se është një person i shkëlqyer për t’u shoqëruar, mund të jetë e vështirë të dalloni shenjat toksike.
Por, ka disa mënyra për të zbuluar nëse shoku juaj kujdeset vërtet për ju.
Sipas Kendall Phillips, një këshilltar i licencuar në Teksas, ka disa tipare të sjelljes që mund të tregojnë se një miqësi mund të jetë toksike.
“Sjelljet si të mos jetw i interesuar apo gati për të të dëgjuar kur shkon tek ata për mbështetje emocionale janë shenja të mira të një miqësie toksike. Një mik toksik mund të presë që ju të hiqni dorë nga gjithçka dhe të ofroni mbështetje emocionale për ta, pavarësisht nga nevojat ose disponueshmëria juaj, dhe priret të jetë ai që merr dhe nuk i jep kurrë marrëdhënies”, u shpreh ai.
The post Si ta dalloni një miqësi toksike? appeared first on Klan Kosova.



