Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën Llapnasellë – Graçanicë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident ishin të përfshira dy automjete.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti, njofton Klankosova.tv.
Ahmeti bëri të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa me rastin po merret hetuesia.
Foto: Ilustruese
The post Vdes një person në një aksident në rrugën Llapnasellë – Graçanicë appeared first on Klan Kosova.


