Rusia shënjestroi infrastrukturën civile në Odesa të Ukrainës, me një sulm me raketa dhe dronë të hënën në mëngjes, tha ushtria e Ukrainës.
Në një deklaratë në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se pasojat e sulmit mbeten të paqarta, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Forcat Ajrore të Ukrainës theksuan se mbrojtja ajrore shkatërroi 18 nga 24 dronë sulmues të drejtuar drejt rajoneve të Mykolaivit dhe Odesas.
Thuhet se gjithashtu sulmi shkatërroi të gjitha 17 raketat e lundrimit të lëshuara nga rajoni jugperëndimor i Volgogradit të Rusisë.
Raketat u shkatërruan në rajonet Dnipropetrovsk, Poltava dhe Khmelnytskyi të Ukrainës, transmeton Klankosova.tv.
The post Ushtria e Ukrainës thotë se Rusia ka nisur një sulm masiv në Odesa appeared first on Klan Kosova.


