Julian Nagelsmann do ta nënshkruajë sot, kontratën si trajner i kombëtares së Gjermanisë.
Kështu të paktën po raporton gazetari Fabrizio Romano, i cili potencoi se Nagelsmann do të prezantohet më vonë sot, së bashku me stafin e tij, ku do të bëhet e ditur edhe kontrata e tij.
Përndryshe, kombëtarja gjermane mbeti pa trajner, pasi u shkarkua Hansi Flick, për shkak të mungesës së rezultateve, dhe pas pas humbjes së thellë nga Japonia në një miqësore me rezultat 1-4.
Kujtojmë, që Gjermania do të jetë nikoqir i Kampionatit Evropian, që do të mbahet në vitin e ardhshëm.
The post Nagelsmann prezantohet sot si trajner i Gjermanisë appeared first on Klan Kosova.


