Federata e Basketbollit i ka publikuar vendimet për incidentet që rrodhën në organizimin e Superkupës së Kosovës në Suharekë.
Organizatori, Golden Eagle Ylli është prekur më së shumti nga këto masa.
Ylli është dënuar me 1,200 euro dhe 500 euro të tjera, që i bie në total 1,700 euro.
Përndryshe, në finalen e zhvilluar mes Trepçës dhe Pejës pati ekses nga tifozët, ku madje u larguan ata mitrovicas, për shkak të hedhjeve të gjësedenve në parket.
Nga dy skuadrat finaliste, Peja dhe Trepça janë dënuar për gabime teknike – trajneri i klubit mitrovicas, Adis Beciragic, është dënuar me 300 euro, kurse ai i Pejës, 300 euro, teksa Justin Davis i Pejës, me 50 euro.
The post FBK-ja publikon dënimet e finales së Superkupës, dënohet edhe organizatori appeared first on Klan Kosova.


