Home > Uncategorized > Një burrë ekzekutohet në Vietnam pavarësisht apeleve nga Evropa dhe Kanadaja

Një burrë ekzekutohet në Vietnam pavarësisht apeleve nga Evropa dhe Kanadaja

//
/
Comments are Off

Le Van Manh u dënua me vdekje për vjedhjen, përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 13-vjeçareje – por ai kishte thënë se rrëfimi i tij ishte detyruar përmes torturave nga policia.

Vietnami ka ekzekutuar Le Van Manh, pavarësisht apeleve të shumta ndërkombëtare për ta kursyer atë, tha një avokat i familjes të shtunën, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Në vitin 2005, Le Van Manh u akuzua për vjedhjen së bashku me përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 13-vjeçare në provincën veriore të Thanh Hoa.

Sipas Komisionit Ndërkombëtar të Juristëve (ICJ), një organizatë joqeveritare), policia mori një rrëfim nga Le Van Manh nën torturë, e cila u përdor më pas për ta dënuar atë.

Më vonë ai hoqi dorë, duke deklaruar se u detyrua të rrëfehej pasi policia e kishte rrahur rëndë.

Gjykata e Lartë e Hanoi i dha dënimin me vdekje gjatë një gjyqi apeli në vitin 2008.

The post Një burrë ekzekutohet në Vietnam pavarësisht apeleve nga Evropa dhe Kanadaja appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights