Paris Saint-Germaini ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Marseille, në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligue 1.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Achraf Hakimi në minutën e 8’, teksa të dytin Muani, në minutën e 37’, i cili edhe goli i fundit në këtë pjesë.
Në pjesën e dytë, Goncalo Ramos trefishoi epërsinë e parisienëve me një gol në minutën e 47’. I njëjti realizoi edhe njëherë në minutën e 89’, për rezultat final 4-0.
Parisi pas gjashtë xhirove renditet në vendin e katërt me 11 pikë, teksa Marseille në pozitën e shtatë me nëntë sosh. /Klankosova.tv.
The post Parisi fiton me rezultat të thellë ndaj Marseille appeared first on Klan Kosova.




