Home > Uncategorized > Krejt arsenali i armatimit që u kap nga policia në veri

Krejt arsenali i armatimit që u kap nga policia në veri

//
/
Comments are Off

Policia e Kosovës pas vënies në kontroll të zonës, ku mbeti i vdekur një rreshter dje në Basnjkë të Zveçanit, ka sekuestruar vetura, municion e shumë gjera të tjera.

Me shifra, policia e ka sekuestrua dje 1 veturë të rëndë të blinduar, 24 vetura tjera dhe 2 motora 4×4, njofton Klankosova.tv.

Në shifra më të mëdha te armatimit janë eksplozivet, 150 cope eksploziv, dinamit, 23 detonator elektrik, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikator për AK47.

Përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sopata dhe sharra te dorës – afër 50.

Detaje të tjera:

4 kamera të sigurisë
3 dron
30 armë AK47
6 mitraloza
29 zolla te mbushura
21 antiplumba
32 radiolidhje
Edhe ma shumë se 100 uniforma ushtarake

The post Krejt arsenali i armatimit që u kap nga policia në veri appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights